Bie edhe më tej numri i të vaksinuarve, më pak se 200 vaksina administrohen në 24 orët e fundit

Bie edhe më tej numri i të vaksinuarve, më pak se 200 vaksina administrohen në 24 orët e fundit

Vetëm 195 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 807 mijë e 516.

813 mijë e 185 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Ndërsa, 96 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e tretë dhe atë përforcuese.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 195 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.516 doza të vaksinës. Deri më sot 813.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.011 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. / Gazeta Enigma.

Related Articles