Bie në prangat e Policisë 25-vjeçarja që kërcënoi një vajzë para dy muajsh në Prishtinë

Bie në prangat e Policisë 25-vjeçarja që kërcënoi një vajzë para dy muajsh në Prishtinë

Mosmarrëveshjet mes të rinjve jo rrallëherë nisin në rrjete sociale dhe eskalojnë në kanosje serioze e konflikte të ndryshme, e për pasojë përfundojnë në Polici. Për një rast të tillë që ishte denoncuar në muajin shkurt në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 25-vjeçare, e cila po dyshohet se është e përfshirë në një rast të kanosjes ndaj një vajze.

Sipas informacioneve të para, viktima kishte raportuar në Polici se përmes rrjeteve sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese, që i kanë shkaktuar frikë e shqetësim të madh.

Pasi rasti ishte denoncuar, Policia në koordinim me Prokurorinë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që të sigurojnë prezencën e të dyshuarës.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se e dyshuara është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast ka dhënë deklaratën e saj për atë që kishte ndodhur.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Related Articles