Bie nga lartësia teksa po lyente, ndërron jetë 45-vjeçari

Bie nga lartësia teksa po lyente, ndërron jetë 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka humbur aksidentalisht jetën në qytetin e Elbasanit pasi u rrëzua nga lartësia. 45-vjeçari me banim në Durrës, ishte duke lyer muret e një ndërtese në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në qytetin e Elbasanit, në momentin e aksidentit.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve të marra.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 11:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, shtetasi M. Z., rreth 45 vjeç, banues në Durrës (bojaxhi), duke lyer muret e një ndërtese, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Si pasojë e dëmtimeve, ky shtetas ka humbur jetën në spital.

Related Articles