Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 17 pacientë të konfirmuar me virus janë duke marrë trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID në QKUK.
Tutje, në raport bëhet e ditur se 34 pacientë kanë kaluar virusin COVID.
Ndërsa, një pacientë është në mjekim intensiv dhe 15 me oksigjeno-terapi.
“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.