Një shtyllë elektrike ka rënë në mes të rruges në lagjen e Spitalit, përkatësisht te shkolla “Pavarësia”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njesitet e policisë, të cilët e kanë bllokuar rrugën ku ndodhet shtylla.
Një banor ka publikuar një fotografi në grupin e lagjes në të cilën shihet rrëzimi i shtyllës ndërsa ka apeluar tek banorët që të kenë kujdes të levizjes në atë pjesë.
Banorët thonë se për shkak të gjendjes në rrugën “Muharrem Fejza”, dhe bllokimit të rrugës dytësore për banorët, ata detyrohen të gjejnë rrugë alternative, e cila tashmë është bllokur.
Sipas tyre, bllokimi ka ndodhur pasi Termokos është duke vazhduar me shtrirjen e gypave të ngrohtores së qytetit.
“Rruga ku ka rënë shtylla është me baltë, ne banorët në lagjen të shkolla “Pavarësia”, detyrohemi të kalojmë po aty pasi nuk kemi zgjidhje tjetër. Nëse nuk mbarohet më shpejtë rruga “,Muharrem Fezja”, do të kemi problem të kalojmë dikah tjetër, pasi nuk kemi rrugë alternative”, ka thënë banori i lagjes./Gazeta Enigma/