Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, duke folur për tensionet e nxehta në Kosovë dhe situatën pas ngjarjeve në fshatin Banjskë, ka theksuar se mungesa e dialogut dhe marrëveshjes thelbësore ka krijuar një situatë të vështirë.
Bilçik theksoi se puna serioze në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të reduktonte tensionet.
“E vetmja rrugë përpara është angazhimi i vërtetë i të dyja palëve në dialog. Rritja e tensioneve, pasiguria që ndjejnë serbët në Kosovë, janë rezultat i faktit se nuk ka progres në dialog. Dhe këtu dua të theksoj sërish se ekziston një zgjidhje diplomatike relativisht e shpejtë që do të ndihmonte në uljen e tensioneve, e kjo është punë serioze në formimin e Asociacionit”.
“Kjo do të tregonte përkushtimin e Kosovës dhe nëse kjo do të ndodhte, mendoj se do të shihnim përparim në dialog. Në të njëjtën kohë, është shumë e qartë se ajo që ndodhi në Banjska – përqendrimi i burimeve të mëdha, armëve, nuk mund të ishte bërë nga individë. Prandaj duhet një hetim i duhur”, thotë Bilçik në një intervistë për “Pobjeda”.