Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me publikimin e komunikimeve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin.
Sipas saj, kjo konfirmon dhe vërteton aferat korruptive.
Ajo, tutje shprehet se sot, ‘të gjithë e kanë të qartë se GEN-in serb dhe Martinin e kemi dhuratë nga Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje’.
“Ftojmë institucionet e rendit t’i shkojnë deri në fund hetimeve, dhe udhëheqësit e këtyre skemave abuzive, të cilat varfëruan qytetarin dhe pasuruan pushtetarët, të sillen para drejtësisë”, shkruan Çitaku. /Gazeta Enigma
Bisedat Mihali-Krasniqi, reagon Çitaku
