Në dhomat e Specializuara të Kosovës, në Hagë, Bislim Zyrapi sot do të vazhdojë të dëshmoj në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është dita e tretë e dëshmisë së tij në Speciale.
Zyrapi pohoi se Jakup Krasniqi ka qenë zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë periudhës së 1998-së.
Ai tutje dëshmoi se Shtabi i Përgjithshëm ka pasur takime të vazhdueshme për shkak të situatës së luftës, mirëpo ato me komandantët e zonave ishin më të rralla.
Zyrapi ka ndarë detaje të ndryshme në dëshminë e tij për Specialen në Hagë. /Gazeta Enigma
Bislim Zyrapi do të dëshmoj edhe sot në Speciale
