Bislimi deklarohet për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë ndaj Vulinit

Bislimi deklarohet për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë ndaj Vulinit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është deklaruar për vendimin e Gjykatës Supreme të Serbisë në lidhje me akuzën e tij ndaj zëvendëskryeministrit serb Aleksander Vulin, raporton Gazeta “Enigma“.

Përmes një shkrimi në “X” Bislimi është shprehur se diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi dhe tha se ky vendim thellon shqetësimet në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare.

“Diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes tani janë normë në Serbi. Me sa duket është e ligjshme sipas ligjit serb të përdoren terma nënçmues ndaj shqiptarëve”.

“Vendimi i Gjykatës Supreme të Serbisë për deklaratat e Vulinit thellon shqetësimet tona në lidhje me të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare”, ka shkruar Bislimi. /Gazeta Enigma/

Related Articles