Bislimi dhe Nagavci u shpërndajnë libra shqip, nxënësve në Luginë

Bislimi dhe Nagavci u shpërndajnë libra shqip, nxënësve në Luginë

Zëvendëskryeministri kosovar, Besnik Bislimi shkoi në Luginën e Preshevës në një vizitë bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci të hënën.

Makinës zyrtare i ishin vendosur edhe stickerat në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Ndalesa e parë për ta qe Këshilli Kombatar Shqipëtar me në krye Ragmi Mustafin që u pa i lumtur me vizitën.Një takim të shkurtët, zyrtarët e lartë nga Kosova patën edhe me deputetin e vetëm shqiptar.

Më pas duke ecur vazhduan për në ndërtesën e Komunës së Bujanocit, ku kryetari Nagip Arifi i priti me lule e veshje kombëtare.

Vizita e Bislimit e Nagavcit u mbyll me takime me akterë politikë e biznese të Luginës, me përjashtim të kreut të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifit.

Related Articles