Bislimi në takim me deputetin gjerman: Kosova ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së

Bislimi në takim me deputetin gjerman: Kosova ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti këtë të martë në takim deputetin e Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua dhe mbi rrugëtimin evropian të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri Bislimi përmendi se vendi ynë ka përafruar politikën e jashtme me atë të BE-së, kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe së fundmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe janë bërë hapa përpara drejt liberalizimit të vizave, ku sot dhe u miratua nga ambasadorët e BE-së teksti mbi liberalizimin”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, ai tha se Gjermania është një nga aleatët më të fuqishëm dhe shtet mik i Kosovës.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, vijojnë e thellohen në kuadër dhe të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona në fusha me interes të përbashkët strategjik. Energjia e ripërtëritshme dhe agjenda e gjelbër qëndrojnë lart në agjendë dhe mbështetje të Gjermanisë ndaj Kosovës”.

Zëvendëskryeministri Bislimi po ashtu e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve gjermane ndaj Kosovës, veçanërisht Bundestagut gjerman, mbi procesin e integrimit evropian.

Related Articles