Bislimi në takimin me Kamberin: Për 50% më shumë kemi ndarë buxhet për Luginën këtë vit

Bislimi në takimin me Kamberin: Për 50% më shumë kemi ndarë buxhet për Luginën këtë vit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë”.

“Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës”, thuhet në njoftim.

Related Articles