Bislimi niset për Bruksel, BE jep detaje për takimet që do t’i ketë

Bislimi niset për Bruksel, BE jep detaje për takimet që do t’i ketë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nesër do të jetë në Bruksel ku do të pritet në një takim nga Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Vizita e Bislimit në Bruksel është bërë e ditur nga Komisioni Europian.

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, Bislimi do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Europian, Vĕra Jourová.

Arsyeja e kësaj vizite dhe temat që do të diskutohen në këto takime të Bislimit ende nuk dihen.

Hera e fundit që Bislimi qëndroi në Bruksel ishte për marrëveshjen për targa që u arrit pas tetë orësh takime me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

Related Articles