Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë për vizitën që kishte në Bruksel.
Ai ka thënë se në dosjen e trashëguar nga qevertië e kaluara nuk ka asgjë substanciale por vetëm tregojnë për mbajtjen e takimeve për të cilat tregojnë se kanë shkuar mirë, gjithashtu tregojnë në sa ora kanë filluar e gjëra të tilla.
I njëjti ka treguar se është takuar me Veton Surroin, Blerim Shalën dhe Skender Hysenin.
Megjithatë, Besnik Bislimi thotë se takimin me të e ka refuzuar Edita Tahiri.
“Hapi i parë që kemi marrë ka qenë grumbullimi i informacioneve, kam pas dokumente sporadike. Kam takuar ish-negociatorët. Kam takuar z.Surroi, z.Shala po edhe z.Hyseni, kam provuar që të takojë edhe Edita Tahirin po ajo ka refuzuar që të takohet me arsyetimin se çështja është e ndishme. Z.Hyseni na ka thanë se është përgatitë një dosje komplete, që iu është dorëzu qeverisë së re, por, kjo dosje nuk ka ekzistuar”, tha ai.