Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko, me të cilin u diskutua mbi projektet e përbashkëta që prekin veçanërisht sektorin e energjisë dhe infrastrukturës si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit.
Nga zyra e kryeministrit shtojnë se BERZH-i do të vijojë mbështetjen ndaj vendit tonë në implementimin e këtyre projekteve.
“Qeveria u përgëzua dhe mbi Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, të miratuar së fundmi, e cila u cilësua ambicioze dhe e rëndësishme në drejtim të fokusimit dhe objektivave që bart ndaj energjisë së gjelbër dhe të ripërtërishme”, thuhet në njoftim.