Bislimi: Tetë ditë pas dakordimit ende nuk kemi një letër sqaruese nga Borrell që të kërkojë largimin e masave

Bislimi: Tetë ditë pas dakordimit ende nuk kemi një letër sqaruese nga Borrell që të kërkojë largimin e masave

Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ka folur rreth gjasave të largimit të masave që ka vendosur Bashkimi Evropian ndaj Kosovës si ndëshkim për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai, në një konferencë pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, deklaroi se institucionet vendore janë të habitur për veprimin e BE-së për mos fillim të procedurave për largim të masave ndaj Kosovës që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Bratisllavës mes Bislimit dhe Lajçakut.

“Në Bratisllavë kemi dakorduar një marrëveshje që quhet “Aranzhime mes Kosovës dhe BE-së për implementimin  e qëndrimit të 27 vende anëtare të BE-së”. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon se dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE-së, dhe i përgjigjet këtyre kërkesave të BE-së”.

“Për ne ka qenë e qartë se kjo është mënyra e tërheqjes së masave të BE-së që janë vendosur ndaj Kosovës, dhe për ne është habi se edhe tetë ditë pas dakordimit ende nuk kemi një letër sqaruese nga Borrell që të kërkojë largimin e masave nga Komisioni Evropian”, ka thënë Bislimi.

Related Articles