Ish-zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar ndaj deklaratave të Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi legjitimitetin e Qeverisë Kurti për të vazhduar dialogun me Serbinë, pas skadimit të mandatit
Përveç kundërshtimit të pretendimeve të LDK-së, në deklaratën e tij bie në sy insistimi i Bislimit se ekziston një marrëveshje me Serbinë dhe se ajo duhet të zbatohet.
“Nuk ka marrëveshje apo obligime të reja që rrjedhin nga Brukseli. Ato veçse janë ekzistuese dhe duhet të zbatohen. Në këtë fazë nuk po negociohet në Bruksel një marrëveshje e re. E kemi Marrëveshjen Bazike që më shumë se dy vite, por ajo duhet zbatuar,” ka deklaruar Bislimi.
Kjo deklaratë bie ndesh me disa qëndrime të mëhershme të kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se nuk ka marrëveshje me Serbinë për shkak se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka nënshkruar atë. Kurti ka përsëritur se vetëm përmbushja e disa kushteve mund ta çojë Kosovën drejt një marrëveshjeje të vlefshme.
LEXO EDHE: