Bislimi thotë se ambasadori amerikan Hovenier do të vijë në Prishtinë për ta dërguar drejtë fundit dialogun Kosovë-Serbi

Bislimi thotë se ambasadori amerikan Hovenier do të vijë në Prishtinë për ta dërguar drejtë fundit dialogun Kosovë-Serbi

Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë

Bislimi, përmes një postimi në Facebook , tha se ambasadori i ri amerikan do të vijë në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit procesin e dialogut Kosovë-Serbi, të cilin e quan proces të stërzgjatur.

Tutje ai tha se ambasadori Hovenier do të punojë për të çuar përpara dhe procese të tjera të avancimit të Kosovës.

“Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon. Sfida më madhore politike e vendit mbetet procesi i dialogut me Serbinë. Ambasadori Hovenier vjen në Prishtinë për të dërguar drejt përfundimit këtë proces të stërzgjatur të dialogut Kosovë-Serbi dhe për të çuar përpara procese tjera të avancimit të Republikës sonë”, ka shkruar Bislimi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles