BKT Superliga, shifra e statistika

BKT Superliga, shifra e statistika

Superliga e Kosovës në Futboll është rikthyer pas dy javësh pauze për shkak të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtareve për Kupërn e Botës, për të vijuar me ndeshjet e ndeshjet e javës 14-të.

Rezultate të pritshme janë arritur në këtë xhiro, përkundër sfidave të vazhdueshme me të cilat janë përballur pretendentët. SC Gjilani ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë, ndërsa FC Drita ka shënuar në fund të takimit për fitore minimale, për të arkëtuar tri pikë të reja. Malisheva ka qenë me shumë fat pasi ka arritur të shënoj vetëm në minutat shtesë në udhëtim te Feronikeli që po has në vështirsi të vazhdueshme këtë edicion, për të realizuar fitoren e parë pas tetë ndeshjeve me radhë.

Efikasiteti:

SC Gjilani deri më tani është dëshmuar që ka repartin më të mirë ofansiv këtë edicion pasi ka shënuar gjithsej 18 herë. Efikasitetin e sulmit të saj janë duke e përcjellur këmba-këmbës Drenica me 17 gola të shënuar e Ballkani me poaq realizime, por me një ndeshje më pak të cilën e zhvillon të dielën.

Sa i përket lefikasitetit të skuadrave në këto 14-të xhiro të zhvilluara të BKT Superligës dallohen edhe Llapi me 16-të, Prishtina e Ulpiana me nga 15, e Drita me 14 gola të shënuar nga poaq ndeshje të zhvilluara, e kështu me radhë.

Lista e Realizatorëve:

Listës së realizatorëve më të mirë të Superligës vazhdon t’i prijë sulmuesi i SC Gjilani, Gerhard Progni, i cili ka arritur kuotën e 10 golave të shënuar, i pasuar nga Kreshnik Uka (Drenica), Ermal Krasniqi (Ballkani) e Besnik Krasniqi (Prishtina) që kanë realizuar nga 6 herë deri më tani, dhe Danison Silva (Drenica) e Marcel Santos (Ulpiana) me nga 5 gola të shënuar nga 14 ndeshje të zhvilluara./Gazeta Enigma/

Related Articles