Blerando me vota të publikut është zgjedhur i preferuari, ndërsa nga ‘Big Brother’ është zgjedhur kapiten i javës.
Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Blerando është shpërblyer nga “Vëllai i Madh”, duke fituar 24 orë shfrytëzim të dhomës së sekreteve, ku e presin benefite të ndryshme.
E për ta shijuar shpërblimin së bashku, Blerando zgjodhi Albyn.
“Kapiten Blerando urime për rezultatin impresiv, për të tretën javë radhazi. Për ty kam dhënë në dispozionin dhomën e sekreteve, aty të presin 24 orë tretmanë specialë, një masazh speciale, darkë, dhe një film”, ka thënë “Vëllai i Madh” në njoftimin e tij.