Blick: Kosova e vuri në siklet Zvicrën, një ndeshje për t’u harruar

Blick: Kosova e vuri në siklet Zvicrën, një ndeshje për t’u harruar

Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Letzingrud” të Zurichut.

“Dardanët” patën mundësi edhe ta fitonte krejt lojën.

Kosova kaloi e para me Milot Rashicën.

Gazeta zvicerane i ka kushtuar një artikull kësaj ndeshje.

Në artikull vlerësohet lartë loja e kombëtares tonë.

“Zvicra luftoi për një kohë të gjatë dhe nuk kishte përgjigje për mysafirët e disiplinuar”, shkruan në artikull.

Sipas këtij shkrimi kjo ndeshje është për t’u harruar nga skuadra helvetike.

“Për Zvicrën është një lojë për t’u harruar. Lufta e radhës serioze do të jetë pas më pak se dy muajsh në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke”, shkruan në artikullin e Blick.ch.

Related Articles