Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar një bisedë me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për situatën e përshkallëzuar në Ukrainë.
“Dy liderët dënuan sulmin e paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj Ukrainës nga forcat ushtarake ruse. Ata theksuan zotimin e tyre të fuqishëm për sigurinë evropiane si dhe për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken vlerësoi koordinimin e ngushtë midis SHBA-së dhe BE-së sa i përket agresionit rus në Ukrainë dhe së bashku me shefin e diplomacisë së bllokut evropian u zotuan për vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. /Gazeta Enigma/.