Bllokohet rruga, s’hapet shkolla (VIDEO)

Bllokohet rruga, s’hapet shkolla (VIDEO)

Gëzimi për mbarimin e grevës iu zbeh këtë të hënë nxënësve të Pozheranit.

Të vegjlit e shkollës ‘Halil Alidema’ në këtë fshat të Vitisë, me pankarta në duar dolën në rrugë si shenjë proteste për mos finalizimin e objektit të ri shkollor.

Bashkë me prindërit, u tentua bllokimi i magjistrales, çka u përplasën edhe me policinë.

Kur u arrit një akord, prindërit shprehën shqetësimin për zvarritjen e punimeve që nga 2016-ta.

Pozheranasit, thonë se nga tri ndërrime më së shumti po pësojnë të vegjlit e tyre. Filloristëve këtu iu shkurtuan edhe orët, meqë objekti paradite është i zënë nga shkolla e mesme.

Komunarët, thonë se operatori qe joserioz e i është shkëputur kontrata nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, dhe e reja akoma nuk është nënshkruar.

Related Articles