Liverpool: Vdes një grua pasi u sulmua nga qentë në shtëpi

Liverpool: Vdes një grua pasi u sulmua nga qentë në shtëpi

Një grua ka vdekur, pasi u sulmua nga qentë në një shtëpi në Liverpool.

Policia ka konfirmuar se gruaja, që besohet të jetë rreth të 60-ave, u shpall e vdekur në vendngjarje dhe të afërmit e saj janë kontaktuar.

Ngjarja ndodhi në St Brigids Crescent, Kirkdale, të hënën rreth orës 16:25, shkruan Skynews.

Detektivi Gavin Mulcahy, nga Policia e Merseyside, tha: “Ne e kuptojmë tronditjen që ky incident do të shkaktojë në komunitetin lokal dhe më gjerë”.

“Oficerët tanë janë në vendin e ngjarjes duke kryer hetime të mëtejshme, kështu që nëse keni ndonjë informacion ju lutemi të na njoftoni”.

Related Articles