Roma dhe Marash Kumbulla janë vënë në ndihmë të fëmijëve në Ukrainë, së bashku me UNHCRItalia.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi italian kanë dhënë një donacion, ndërkohë bëjnë thirrje që ta japin edhe të tjerët, përmes një ankandi ku vihet në shitje fanella e veçantë e Kumbullës.
“Përshëndetje të gjithëve të enjten e kaluar në sfidën kundër Vitesse arrita numrin e 50 prezencave me skuadrën e Romës dhe kam vendosur që të nxjerr në ankand fanellë time për një kauzë shumë të rëndësishme.
Për të ndihmuar fëmijët ukrainas së bashku me UNHCRItalia dhe AS Roma. Unë kam bërë donacionin tim, po ashtu edhe klubi i Romës dhe shpresoj që edhe ju të na ndihmoni në këtë iniciativë të ndihmuar fëmijët në këtë situatë të vështirë”, shkruan Kumbulla në Instagram.