Finalja e madhe Itali – Argjentinë, UEFA cakton vendin dhe orarin e ndeshjes

Finalja e madhe Itali – Argjentinë, UEFA cakton vendin dhe orarin e ndeshjes

Është caktuar orari për finalen mes kampionit të Evropës, Italisë, dhe atij të Kupës së Amerikës, Argjentinës.

UEFA ka bërë të ditur se kjo ndeshje do të zhvillohet më 1 qershor të këtij viti.

“Finalissima” do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 20:45, sipas kohës sonë lokale.

Kjo nuk është hera e parë që organizohet një ndeshje e tillë finale, pasi kishte ndodhur edhe në vitin 1985 dhe 1993.

Njëzet e nëntë vjet pas finales së fundit, UEFA në bashkëpunim me CONMEBOL vendosën që rikthejnë një finale mes dy kampionëve nga dy kontinentet.

Kujtojmë se Kombëtarja e Italisë doli kampione në “Euro 2020”, kurse Argjentina në “Copa America”. 

Related Articles