Bodo/Glimti solidarizohet me Ukrainën

Bodo/Glimti solidarizohet me Ukrainën

Skuadra nga Norvegjia, Bodo/Glimt është solidarizuar me Ukrainën që është sulmuar nga Rusia. Në ndeshjen e Ligës së Konferencës ndaj Celticut, tifozët e ekipit norvegjez kanë bërë një gjest të thjesht për të treguar solidaritetin e tyre me Ukrainën.

Ata kanë shpalosur flamuj të Ukrainës në tribuna derisa ndeshja po zhvillohej. E një gjest të ngjashëm kanë bërë edhe tifozët e Dinamo Zagrebit gjatë duelit kundër Sevillas në kuadër të Ligës së Evropës.

Bota sportive po solidarizohet me Ukrainën dhe po dënon ashpër sulmin e ushtrisë së Rusisë.

Related Articles