Bogujevci i drejtohet Musliu-Shoshit: Amandamenti bëhet me qëllim që të kalojë, jo që përmes tij të bëhet zhurmë

Bogujevci i drejtohet Musliu-Shoshit: Amandamenti bëhet me qëllim që të kalojë, jo që përmes tij të bëhet zhurmë

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga deputetja Ariana Musliu-Shoshi, që të mos ofendojë deputetët e tjerë të Kuvendittë Kosovës.

E lidhur me amandamentin e deputetes Musliu-Shoshi, i cili nuk është miratuar, Bogujevci thotë se një amandament bëhet për qëllim që të kalojë, e jo që të bëhet zhurmë përmes tij.

“Ne e kemi qeverinë, dhe si deputetë natyrisht që kemi diskutime edhe i shohim se cilat janë projektet, cilat duhet të amendamentohen e cilat jo, kështu që ne punën tonë e bëjmë, por e kemi qeverinë, dhe bashkë me qeverinë e bëjmë”, u shpreh nënkryetarja.

“Sa i përket amandamenteve, në 2017-ën kam qenë deputete për herë të parë, dhe njërin prej amandamenteve që e kam dërguar për ujë të pijshëm, ka kaluar. A e din pse? Sepse kam komunikuar me ministrin e atëhershëm të Financave, Bedri Hamzën, kam komunikuar me të gjithë deputetët brenda Komisionit për Financa, kam shkuar dhe e kam arsyetuar amendamentin tim, dhe nuk e kam ofenduar apo linçuar asnjë nga kolegët e mi me këtë amendament dhe kjo është arsyeja pse ka kaluar amendamenti, sepse qëllimi ka qenë me kalu amendamenti, jo vetëm me bë amendamente sa me bë zhurmë, kështu që përveç të tjerave unë kam njoftimin se nuk e ke bërë arsyetimin për amendamentin. Kështu që të lutem ki kujdes kur fyen deputetët e Kuvendit”. /Gazeta Enigma

Related Articles