Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për tentim vrasjen të rruga B në Prishtinë. I dyshuari që dyshohet se i vendosi një mjet shpërthyes viktimës tashmë ndodhet në ndalim.
Sinjali ka mësuar se i dyshuari Kushtrim Krasniqi është arrestuar të mërkurën në mbrëmje, në Aeroportin e Prishtinës.
Pas arrestimit dhe shoqërimit në stacion policor, Krasniqi është intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, cak i Krasniqit ishte vetura e Ardit Sekiraqës, të riut nga Obiliqi, rast ky që dyshohet se lidhet me një konflikt të mëhershëm në mes të dy familjeve.
Rastin e ka konfimruar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.