LVV kundërpërgjigjet pas akuzave të opozitës për raportin e DASH-it

LVV kundërpërgjigjet pas akuzave të opozitës për raportin e DASH-it

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, Qeveria aktuale qëndron më mirë se ato të kaluarat.

VV ka potencuar se të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë korrupsionin afatgjatë të ngulitur në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kjo sigurisht vjen si rezultat i qeverisjeve që ndër vite kanë udhëhequr me vendin. Por, po ashtu secili raport i huaj thekson përpjekjet e Qeverisë aktuale në luftën ndaj këtyre fenomeneve dhe reformave që kemi ndërmarrë në kuadër të kësaj përpjekje”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Këto raporte, thotë VV-ja, “në fakt po theksojnë atë që tash e 3 vite jemi duke e thënë dhe luftuar”.

Kjo parti ka publikuar raportin e DASH ndër vite, që nga 2014 deri në vitin 2028.

“Ja çfarë pohimesh kishte vetëm Raporti i DASh-it ndër vite për partitë që sot zhurmojnë për fjalën korrupsion”, vlerëson VV-ja duke bashkëngjitur edhe foton e krahasimit.

Related Articles