Mediat Braziliane kanë raportuar gjatë ditës se lojtari më i mirë në histori të futbollit, Lionel Messi është përfshirë në një aferë dashurie.
Sipas tyre, e që është përcjellë edhe nga mediumi itralian “Sport Mediaset”, ylli argjentinas ka qenë një lidhje me gazetaren Sofia Martinez.
Ata madje kanë edhe fotografi të postuara së bashku, ku Martinez ka bërë edhe një dedikim për Messin.
Pas më shumë se 15 vitesh së bashku, Messi dhe Antonela po përballen me krizën më të madhe të martesës së tyre dhe madje janë në prag të ndarjes, thuhet në këtë raport.
Messi është i martuar prej gjashtë vitesh me partneren e tij të gjatë Antonela Roccuzzo, me të cilën kishte 3 fëmijë.