Bombola e gazit i vë flakën banesës me 6 anëtarë në Korçë, humb jetën njëri prej tyre

Bombola e gazit i vë flakën banesës me 6 anëtarë në Korçë, humb jetën njëri prej tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kolonjë të Korçës gjatë kësat të shtune.

Një person është asfiksuar nga zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën. Sipas informacioneve nga policia mësohet se viktima është Shyqyri Selimi.

Dy zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

“Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Shkak i zjarrit në banesë dyshohet bombola e gazit ndërkohë që nga ky zjarr kanë shpëtuar 5 anëtarë të tjerë të kësaj familje.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit. /Gazeta Enigma/

Related Articles