Boris Johnson thotë se Putini e kërcënoi me sulm raketor

Boris Johnson thotë se Putini e kërcënoi me sulm raketor

Boris Johnson thotë se Vladimir Putin e ka kërcënuar me sulm raketor në një thirrje telefonike ‘të jashtëzakonshmë’ pak para fillimit të agresionit rus në Ukrainë.



Ish-kryeministri britanik tha se Putin i tha atij që ‘i duhet vetëm një minutë’.

Johnson tha se Putin e tha këtë pasi ai paralajmëroi se lufta do të jetë ‘një katastrofë e plotë’ gjatë telefonatës ‘shumë të gjatë’ në shkurt të vitit 2022, shkruan BBC.

Detaje të bisedave janë paraqitur në një dokumentar të BBC, në të cilin shqyrtohen komunikimet e Putin me liderët botërorë.

Johnson tha: “Ai më kërcënoi në një pikë dhe tha ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do t’më duhet vetëm një minutë ‘ ose diçka e tillë”.

Por, është e pamundur të kuptohet nëse kërcënimi i Putin ishte i vërtetë.

Sidoqoftë, marrë parasysh sulmet e mëhershme ruse në Mbretërinë e Bashkuar, si ajo e fundit në Salisbury në vitin 2018, çdo kërcënim nga lideri rus në çfardo forme, Johnson nuk ka pasur tjetër mundësi po ta marrë seriozisht.

Nëntë ditë më vonë, më 11 shkurt, Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace shkoi në Moskë për t’u takuar me homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

Dokumentari i BBC “Putin vs the West” (Putin vs Përëndimit) zbulon se Wallace u largua me garancitë që Rusia nuk do ta pushtojë Ukrainën, por ai tha se të dy palët e dinin se ishte një gënjeshtër.

Related Articles