Borrell: BE po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj disa ministrave izraelitë

Borrell: BE po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj disa ministrave izraelitë

Bashkimi Evropian ka filluar procesin e pyetjes ndaj disa vendeve anëtare nëse duan të fillojnë vendosjen e sanksioneve ndaj disa ministrave izraelitë.

Të paktën kështu ka deklaruar edhe Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, gjatë një prononcimi para gazetarëve.

Ai ka konfirmuar se ka nisur procedurën për të parë nëse vendet anëtare do ta konsideronin të përshtatshme sanksionimin e disa ministrave izraelitë.

Ata që kanë “lançuar mesazhe të papranueshme urrejtjeje kundër palestinezëve dhe kanë propozuar gjëra që shkojnë qartë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, janë individët që Borrell thotë se BE-ja po “konsideron” t’i shtojë në listën e tyre të sanksioneve.

Siç njofton BBC, ai nuk ka përmenduar asnjë nga emrat e ministrave izraelitë të cilëve iu referohej. /Gazeta Enigma

Related Articles