Borrell bën thirrje për furnizime me ujë dhe energji elektrike në Gaza

Borrell bën thirrje për furnizime me ujë dhe energji elektrike në Gaza

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se e drejta e Izraelit për mbrojtje e ka një limit.

Duke folur pas një takimi të çështjeve të jashtme të BE-së në Luksemburg, ai tha: “Limitet janë limite të ligjit ndërkombëtar. Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe kjo duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Nuk mund të jetë një fjali retorike”.

“Kjo do të thotë se nuk mund të ketë ndërprerje të ujit dhe energjisë elektrike për popullatën civile. Një popullsi nën rrethim nuk mund të privohet nga uji dhe energjia elektrike, sipas ligjit humanitar”.

Borrell tha se kamionët me ndihma humanitare të lejuara në Gaza nga Egjipti nuk ishin të mjaftueshëm dhe se karburanti ishte veçanërisht i nevojshëm.

“Ajo që po ndodh në Gaza është një katastrofë humanitare. Është absolutisht e domosdoshme që të ofrojmë ndihmë humanitare”, shkruan BBC.

Related Articles