Borrell: Bisedimet për Ukraninën shumë të nevojshme për të shmangur luftën

Borrell: Bisedimet për Ukraninën shumë të nevojshme për të shmangur luftën

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka mbështetur përpjekjet për të organizuar bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Borrell ka thënë se bisedimet janë më se të nevojshme për të shmangur një luftë, raporton BBC.

“Takimet e samiteve, në nivelin e liderëve, në nivelin e ministrave, çfarëdo formati, çfarëdo mënyre të bisedoni dhe të uleni në tryezë dhe të përpiqeni të shmangni një luftë, janë shumë të nevojshme”, ka thënë para gazetarëve shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Borrell shtoi se BE-ja mbështet çdo gjë që mund t’i bëjë bisedat diplomatike në mënyrën më të mirë, për të kërkuar një zgjidhje për krizën.

Related Articles