Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Rusia ka shkelur ligjet e luftës pas granatimeve që i bëri infrastrukturës civile në Ukrainë, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se ka biseduar me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, derisa theksoi se BE-ja qëndron e palëkundur krah këtij shteti.
“Granatimet kundër infrastrukturës civile dje në Kharkov shkelën ligjet e luftës. BE-ja qëndron e palëkundur krah Ukrainës në këto momente dramatike”, thuhet në reagimin e tij në Twitter./GazetaEnigma/
Spoke to @DmytroKuleba. The shelling against civilian infrastructure yesterday in #Kharkiv violates the laws of war.
The EU stands unwavering at the side of Ukraine in these dramatic moments. pic.twitter.com/gfkBbHCRnB— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 1, 2022