Borrell takohet me liderët e ballkanit në SHBA

Borrell takohet me liderët e ballkanit në SHBA
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell, ka ftuar në takim në New York liderët e rajonit.

Në takim ishin të pranishëm edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq si dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

E Rama, në Facebook ka publikuar një fotografi të përbashkët të realizuar nga ky takim.

“Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, ka shkruar Rama.

I pranishëm në këtë takim shihet të ketë qenë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Postimi:

Related Articles