Borussia Monchengladbach ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Bayernit, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesligë, raporton Gazeta Enigma.
Punët për Bayernin u vështirësuan në minutën e 8-të kur qendërmbrojtësi Upamecano u ndëshkua me të kuq.
Vendasit e shfrytëzuan epërsinë numerike duke kaluar në epërsi në minutën e 13-të me Stindl.
Choupo – Moting e barazoi rezultatin në minutën e 35-të.
Gladbach e riktheu epërsinë me kapitenin Hofman në minutën e 55-të.
Për 3-1 shënëoi Marcus Thura në minutën e 84-të.
Bayeri e ngushtoi epërsinë me Tel në minutën e 90+3.
Pas kësaj humbje Bayerni mbetet në vendin e parë me 43 pikë.
Kurse Monchengladbach ngjitet në vendin e tetë me 29 pikë.