Boshnjaku: Rezultati s’ishte pasqyrë reale e ndeshjes

Boshnjaku: Rezultati s’ishte pasqyrë reale e ndeshjes

“E vështirë të përmbysim rezultatin, por jo e pamundur”, ka thënë kapiteni i FC Prishtina, Lorik Boshnjaku, pas humbjes zhgënjyese (3:0) të FC Prishtina nga Ferancvarosh, në kuadër të preliminares së Champions League.

Kapiteni, Lorik Boshnjaku, i cili megjithëse kishte zgjatje para ndeshjes, ia doli të kishte paraqitje mbresëlënëse për 70 minuta sa luajti,

Boshnjaku më tej ka shtuar se paraqitje e tij ka qenë në pikëpyetje deri pak para fillimit të takimit.

“Po, isha në mëdyshje dhe deri në nxemje para lojës nuk e kisha të qartë nëse do të mundja të paraqitesha në ndeshje. Megjithatë, një ndeshje si kjo nuk duhej të humbisja dhe normalisht kisha dëshirë të gjendesha pran ekipit”, tha ai pas ndeshjes.

Ndërsa ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës së Prishtinës, e cila sipas tij ishhte e kënaqshme.

“Në përgjithësi e vlerësoj si ndeshje shumë të mirë të zhvilluar nga ana jonë. Skuadra dha maksimumin, por na mungoi eksperienca dhe përqendrimi në fundin e ndeshjes. Të them të drejtën rezultati nuk ishte pasqyrë reale e ndeshjes”.

Duke iu referuar takimit të ardhshëm në Prishtinë, ai ka folur për ghjasët e Prishtinës, por me dozë skepticizmi.

“Pas një jave, po me të njëjtin entuziazëm të madh e presim ndeshjen e dytë. Ne tani më s’kemi çfarë të humbim veçse të japim më të mirën dhe të shpresojmë në rezultat sa më pozitiv. Do të jetë e vështirë të përmbysim rezultatin, por jo e pamundur”.

Related Articles