Itali – Angli, finalja e madhe e EURO 2020

Itali – Angli, finalja e madhe e EURO 2020

Pas plotë 120 minutash lojë, me angazhime maksimale deri në atomin e fundit të energjisë, Anglia dhe Danimarka, skuadrat gjysmëfinaliste kanë mbyllur sfidën e tyre historike, ashtu siç ishte historik ky Euro 2020 për shkak të Pandemisë – COVID-19, e cila ndikoi të shtyhet për një vit dhe të zhvillohet në 2021.

Danimarka dha nga vetja e saj maksimumin e mundshëm por që nuk i mjaftoi kundër një kombëtare siç është Anglia, në radhët e së cilës ka lojtarë kulmor, si Sterling, Kane, Philips, John Stones etj, vlera e të cilëve në botën e futbollit arrinë shifra marramendëse milionëshe.

Përkundër orvatjeve maksimale të Danimarkës, të cilën skuadër e ka përcjellë mbase edhe fati jo i mirë këtë edicion për shumë arsye, Anglia me të drejtë është radhitur në finalen e madhe të EURO 2020, marrë parasysh një sërë faktorësh që i ‘përligjin’ me ‘ligjin e pashkruar’ avantazhet e saj në raport me Danimarkën.

Ndërsa finalja e këtij edicioni historik të Europianit 2020 në mes të Italisë e Anglisë më 11 korrik, do të jetë një tjetër histori në vete, dhe atë jo vetëm për futbollin e Italisë e Anglisë, por për vet sportin më të popullarizuar në kontinentin e vjetër dhe gjithë planetin.

Aderuesit e futbollit do të kenë rastin të shohin një finale të madhe mes dy gjigantëve të futbollit të sotëm e përhershëm, të cilat i japin ‘vulën’ e veçantisë për shumë arsye futbollit ndër vite e dekada.

Related Articles