Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë thirrje për kujdes nga qytetarët ndaj siç thuhet një fushate mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve, raporton Gazeta Enigma.
Siç thonë nga ky institucion se mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga bankat komerciale, me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e të dhënave financiare.
Këto mesazhe thuhet se mund të përmbajnë lidhje të rreme dhe kërkesa urgjente për veprim.
“Për të mbrojtur sigurinë tuaj online, BQK-ja ju këshillon të veproni si më poshtë: Ruani me kujdes të dhënat e kartelës suaj dhe mos i ndani kurrë ato përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar; Mos hapni lidhje të dyshimta dhe mos klikoni në mesazhe që kërkojnë veprim të menjëhershëm; Mos kryeni pagesa dhe mos vendosni të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara në SMS; Përdorni vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave dhe shmangni regjistrimin e të dhënave të kartelës në platforma të pasigurta; Aktivizoni njoftimet me SMS ose aplikacion për çdo transaksion dhe kontrolloni rregullisht historinë e pagesave dhe transferave; dhe Raportoni menjëherë çdo mesazh të dyshimtë te banka ose institucioni juaj financiar”, thuhet në thirrjen e BQK-së.
