Tre adoleshent anglezë kanë zgjedhur që gjatë verës të punojnë e pushojnë në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Këta të rinj kanë zjgedhur Himarën për të punuar gjatë sezonit veror.
“Mirëmengjes dhe me këta tre adoleshentë nga Anglia që kanë ardhur të punojnë e pushojnë në Himarë, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama.
Ndërkaq treshja nga Anglia duket se po e shijon angazhimin në Shqipëri.
“Na pëlqen të përjetojmë kultura të reja dhe të takojmë njerëz të rinj, shqiptarët janë shumë të mirë. Mendoj se duhet të vijnë të punojnë në vende të tilla sepse je pranë detit, punon dhe nuk është aspak keq, ndërkohë ti merr para.
Për mua ka qenë përvojë e shkëlqyer, e shijoj edhe plazhin”, thanë djemtë. /Gazeta Enigma