Brezovicë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit dyshohet se disa persona e kanë mbytur një ari.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.
“Policia e rendit e më pas policët hetues i kanë marrë të masat e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin. Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘gjueti e paligjshme’”, ka thënë Veseli.