Brightoni nuk e liron Cucurellan t’i bashkohet Cityt

Brightoni nuk e liron Cucurellan t’i bashkohet Cityt

Trajneri i Brightonit, Graham Potter, ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit të Marc Cucurellas në Manchester City këtë verë.

Brightoni ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh për Cucurellan. “Është spekulim. Këto lajme janë të rregullta kur edhe hapet afati kalimtar, jo vetëm për lojtarët tanë, por për të gjithë lojtarët”, ka thënë Potter për “Sky Sports”. Mbrojtësi i krahut të majtë me Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.

24-vjeçari i Përfaqësueses së Spanjës klubit anglez iu bashkua në verën e vitit të kaluar.

Related Articles