Në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij finlandez, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha se Mbretëria e Bashkuar do të jetë e gatshme të ndihmojë Finlandën në rast të një sulmi, raporton Skynews.
Finlanda dhe Suedia po shqyrtojnë aplikimin për anëtarësimin në NATO, megjithëse janë përballur me kërcënime nga Rusia.
“Është e paimagjinueshme që Britania të mos mbështesë Finlandën apo Suedinë nëse do të sulmoheshin”, tha Wallace.
“Ne jemi vende europiane që ndajmë të njëjtat vlera.”
Për sa i përket anëtarësimit në NATO, ai shtoi se Finlanda ishte e lirë për të zgjedhur nëse dëshiron ose jo të bashkohet me aleancën ushtarake.