Britania e Madhe për sulmin e gazetarëve në Leposaviq: Udhëheqësit e protestave ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën

Britania e Madhe për sulmin e gazetarëve në Leposaviq: Udhëheqësit e protestave ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë kanë reaguar pas sulmit të tri gazetarëve e dy kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviq.

Sipas ambasadës britanike, dhuna ndaj gazetarëve është gjithmonë e papranueshme dhe e pajustifikuar.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se tri gazetare të mediumeve Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.

Related Articles