Britania njeh çertifikatat shqiptare të vaksinimit

Britania njeh çertifikatat shqiptare të vaksinimit

Tri javë nga vendimi i Bashkimit Europian edhe Britania e Madhe ka vendosur të njohë pasaportat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria, raporton Gazeta Enigma.

Lajmi u dha nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith përmes një postimi në rrjetet sociale.

Diplomati britanik shkruan se prej 11 tetorit certifikatat e vaksinimit shqiptare do të konsiderohet të vlefshme duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë./Gazeta Enigma/

Related Articles