Një person në Britaninë e Madhe raportohet të ketë fituar xhekpotin prej më shumë se 100 milionë eurove në lotarinë EuroMillions, në shortin që u hodh mbrëmjen e së premtes.
Numrat fitues ishin 3, 25, 38, 43, 49, ndërsa numrat me fat 3 dhe 7.
Fituesi i ka “goditur” në kokë të 7 numrat dhe firma e lotarisë Camelot iu bën thirrje lojtarëve të kontrollojnë mirë biletat e tyre për të parë nëse janë ata fatlumët.
Ndonëse është një shumë e madhe, kjo nuk hyn në listën e 5 çmimeve më të mëdha të fituara në Britaninë e Madhe, ku rekordi shënohet në 2019, ku xhekpoti arriti 170 milionë paund.