Bulliqi caktohet koordinator i degës së Podujevës nga LVV-ja

Bulliqi caktohet koordinator i degës së Podujevës nga LVV-ja

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, shkruan Gazeta Enigma.

“Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

“Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës”.  

Sipas tij, “procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara”.  /Gazeta Enigma/

Related Articles